Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Carlos Bacca drejt rikthimit te Milani

Villareali ka njoftuar klubin e Milanit se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin Carlos Bacca, në verë, çka do të thotë se kolumbiani do të rikthehet sërish në Milano.

Shkak duket se është bërë çmimi i lartë i kartonit të tij, plot 18 milionë euro, që janë vërtetë shumë për një futbollist 32-vjeçar, i cili për më tepër, këtë sezon nuk është se ka shkëlqyer.

Mbetet ende për t’u parë reagimi i kuqezinjve, të cilët mund t’u ofrojnë spanjollëve një çmim më të ulët, për të përfunduar shitjen e sulmuesit kolumbian, që nuk është më i mirëpritur në Milano.

Kjo sepse në rast rikthimi të Baccës, te kuqezinjtë do të bëheshin plot 4 sulmuesë me karakteristika të njëjta, Cutrone, Andres Silva, Kaliniç dhe kolumbiani.
Për më tepër, prioriteti duket se është te dy të parët, që janë në moshë të re dhe po tregojnë formë mjaft të mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...