Formula 1

Carlos Sainz Jr: S’do ta harroj testin e parë me Ferrarin

Piloti i ri i Ferrarit, Carlos Sainz Jr., e konsideron si të paharrueshme eksperiencën e tij të parë me makinën e kuqe. 26-vjeçari spanjoll zuri pa humbur kohë vendin e 4 herë kampionit të botës, Sebastian Vettel, të skuderia e famshme nga Maranello, dhe piloti madrilen deklaroi se do ta kujtojë gjithmonë eksperiencën e tij të parë me makinën Ferrari. Piloti spanjoll është djali i 2 herë kampionit të botës në rally, Carlos Sainz, dhe ish-piloti i ekipit McLaren e ka konsideruar si një moment vërtet të paharrueshëm çastin kur preku për herë të parë timonin e njëvendëshes së famshme italiane, për të testuar makinën e tij të ardhshme.

Pas dy sezoneve te McLareni Carlos Sainz Jr u largua nga ekipi me bazë në Woking, për të kaluar pikërisht në radhët e Ferrarit, duke zënë në këtë mënyrë vendin e 33-vjeçarit të mirënjohur gjerman Sebastian Vettel dhe pa humbur kohë piloti iberik provoi një makinë Ferrari në pistën e Fioranos. Pista e Fioranos ndodhet shumë pranë Qytetit të Maranellos, në Fiorano Modenese, në Rajonin e Emilia Romagnas dhe Carlos Sainz Jr drejtoi një nga makinat me të cilën ka garuar në Formula 1 skuadra italiane në kampionatin botëror të vitit 2018, për shkak të rregullave të forta që kanë përcaktuar drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, të cilët tani nuk e lejojnë më shfrytëzimin e testeve të lira, me qëllim zhvillimin apo dhe përmirësimin e makinës.

Në këtë mënyrë, Carlos Sainz Jr., ngau një Ferrari SF71H, me të cilën kreu plot 100 xhiro në cirkuitin e Fioranos dhe 26-vjeçari mbeti vërtet shumë i kënaqur nga kjo eksperiencë apo dhe mënyrën se si shkoi kjo ditë tepër e veçantë për të. Në mënyrë të kuptueshme ky test shërbeu më shumë për të përshtatur spanjollin me njëvendëshen italiane, duke i dhënë kështu pilotit madrilen mundësinë që të familjarizohet dhe të kuptojë më mirë se si funksionon në të vërtetë një Ferrari.

Në fakt, për ndërtimin e makinës së vitit 2018 është përdorur po e njëjta procedurë, në aspektin teknik si edhe në njëvendëshen me të cilën Ferrari do të përfaqësohet në edicionin e 72-të të kampionatit botëror të Formulës 1. Carlos Sainz Jr pati dhe ditën e parë të bashkëpunimit dhe këshillimit me stafin e inxhinierëve dhe grupin e ngushtë të punës, me të cilët do të punojë përgjatë gjithë vitit 2021. Piloti iberik shpjegoi se iu desh që të zgjohej vërtet shumë herët, që në agim, për të bërë takimet e nevojshme dhe zbatuar procedurat e zakonshme rutinë, përpara se të zbriste në pistë.

Carlos Sainz Jr garon në Formula 1 që në vitin 2015, kur në fakt bëri edhe debutimin në këtë kampionat me ekipin tjetër italian Toro Rosso, gjithsesi piloti madrilen tregoi se momenti më i veçantë ishte kur mbërriti në pistë dhe pa Ferrarin me numrin e tij 55 në të. Ai rrëfeu se mezi ç’priste për të hipur në makinë. Carlos Sainz Jr tha se xhiroja e tij e parë ishte shumë emocionuese, për më tepër për të ndjekur nga afër testimin e të birit ishte i pranishëm edhe i madhi Carlos Sainz Sr, tani në moshën 58-vjeçare.

Pilotin e ri të Ferrarit e pret një javë e ngjeshur dhe e ngarkuar, pasi Carlos Sainz Jr do të ngasë sërish po të njëjtën makinë, për t’u përshtatur akomë më shumë dhe për të kuptuar parimin e punës te skuadra e kuqe, megjithëse për hir të së vërtetës nga drejtuesit është parashikuar gjithashtu edhe një seancë tjetër me Mick Schumacher, djali i pilotit legjendar Michael, që ka dalë pikërisht nga Akademia e Ferrarit dhe që do të bëjë debutimin pikërisht sivjet me ekipin nga Shtetet e Bashkuara Haas.

Po gjatë kësaj jave, ditën e martë nisi përgatitjet gjithashtu edhe piloti nga Principata, Charles Leclerc, i cili tashmë e ka marrë veten plotësisht nga pandemia e Koronavirusit. 23-vjeçari nga Monte Carlo filloi në këtë mënyrë edhe punën përgatitore, për të hyrë në ritëm, në prag të sezonit të ri, që është i treti për pilotin nga Principata me ngjyrat e Ferrarit.

Testimet përgatitore janë kufizuar ndjeshëm për shkak të frikës së përhapjesë së Virusit Covid – 19. Testet përpara fillimit të sezonit janë programuar për në muajin mars dhe krerët e FIA-s i kanë kufizuar këto prova në vetëm tri ditë gjithsej. Në këtë mënyrë çdo pilot do të kufizohet në vetëm një ditë e gjysmë teste me makinë e tij të ardhshme, përpara garës hapëse të sezonit.

Charles Leclerc i konsideroi provat e ditës së martë si shumë të nevojshme për t’iu kthyer ritmit të zakonshëm, pasi edhe procedurat e punës kanë mbetur pak a shumë të njëjta. Pasi kujtoi faktin që sezoni i kaluar përfaqëson edicionin më të dobët për Ferrarin në 30 vitet e fundit drejtuesi i skuadrës Mattia Binotto tha përpara Krishtlindjes se pret që skuadra të përmirësohet ndjeshëm gjatë vitit 2021, duke vendosur si objektiv renditjen në treshen më të mirë të kampionatit, sa i përket klasifikimit të përgjithshëm të botërorit të konstruktorëve.

Testet e dimrit janë programuar që të mbahen në Bahrein nga data 12 deri më 14 mars, ndërkaq sezoni do të startojë në pistën e Sakhirit, pikërisht në këtë vend nga data 26 deri më 28 mars, pasi Çmimi i Madh i Australisë, ku ishte vendosur që të niste kampionati më datën 21 mars u shty për në muajin nëntor.                         .

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency