Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Carlos Tevez drejt Amerikës, zbulohet klubi që interesohet për të

Carlos Tevez dëshiron të luajë ende futboll, edhe pse ka muaj që nuk e bën një gjë të tillë. Përfaqësuesit e ish-sulmuesit të West Hamit, Manchester United, Mançester City-t dhe Juventusit në futbollin europian janë në bisedime me DC United, më MLS.

Lajmet për interesimin e DC për Tevezin u raportuan për herë të parë të shtunën në mbrëmje nga gazeta argjentinase TyC Sports. Gazetari me bazë në Argjentinë, César Merlo, raportoi se Minnesota United dhe Orlando City kanë shprehur gjithashtu interes për sulmuesin.

Kur u largua nga Boca Juniors qershorin e kaluar, Tezez deklaroi: “Nuk jam më në gjendjen psiko-fizike për t’i dhënë Bocas atë që meriton. Është një vendim që më thyen zemrën, por që e ndiej se duhej marrë në respekt të kësaj fanelle dhe tifozëve të saj”.

Duket se “zjarri” brenda Tevezit është ndezur sërish dhe në moshën 38-vjeçare me shumë mundësi do të provojë edhe një përvojë të fundit në Amerikë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...