Caroline Wozniacki është “mbretëresha” e re e Australian Open. Tensitja daneze arriti të mposhte në finalen e turneut të Melbournit rumunen Simona Halep 2-1 me sete, 7-6, 3-6 dhe 6-4, në 2 orë e 49 minuta lojë. Ky është suksesi i parë i 27-vjeçares në një grand slam. Wazniacki pas këti triumfi në një finale mjaft të luftuar bëhet numri një në botë në renditjen e përgjithshme për femrat, duke zbritur nga froni pikërisht rivalen rumune Halep.
Sfida ishte spektakolare, teksa setin e parë Wozniacki e mori me shumë vështirësi me rezultatin 7-6, pasi u barazua dy herë avantazhi.
Halep, që është momentalisht numri 1 i renditjes botërore, arriti të dominote në setin e dytë dhe të triumfonte 6-3, duke barazuar rezultatin.
Gjithsesi, Wozniacki u rikthye sërish në setin e 3-të dhe arriti të fitojë me rezultatin 6-4, duke siguruar edhe triumfin në Australian Open.
