Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Carragher: Diferenca Messi-Ronaldo? Njëri e mbylli karrierën me Kupën e Botës, tjetri me një intervistë

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher komentoi transferimin e Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr në Arabinë Saudite. Ish-futbollisti theksoi se me këtë lëvizje, CR7 konfirmoi se ishte në fundin e karrierës, ndërsa nuk mungon edhe një thumbim i Carragher në drejtim të 37-vjeçarit duke theksuar se Messi e mbylli karrierën me një Kupë Bote ndërsa portugezi e mbylli me një intervistë te Piers Morgan ku kritikoi ashpër ndaj Manchester United.

“Mendoj se është një fund i trishtë për Cristiano Ronaldon, megjithatë ai dhe Messi mbeten dy nga më të mëdhenjtë. Gjithsesi, për t’i krahasuar mjafton të bëjmë një ndarje fillimisht pasi më duhet të theksoj se Messi e mbyll karrierën me një Kupë Bote ndërsa Ronaldo e mbylli karrierën me një intervistë te Piers Morgan. Mendoj se kjo nuk është lamtumira më e mirë e mundshme apo jo?”, përfundoi Carragher.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo prej së premtes është shndërruar në lojtarin më të ri të Al-Nassr në Arabinë Saudite, teksa firmosi një kontratë deri në vitin 2025 dhe falë 200 milionëve në sezon, shndërrohet në futbollistin më të paguar në planet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...