Arsenali pësoi humbjen e parë të sezonit në Premier League teksa ecuria e tyre e pamposhtur mori fund të shtunën në “St.James’ Park” ndaj Newcastle. Topçinjtë e Londrës u neutralizuan mjaft mirë nga “Magpies”, të cilët nuk lejuan skuadrën e Artetës të dilte në lojën e zakonshme, por episodi që ndezi polemikat ishte goli i Anthony Gordon në pjesën e dytë, një gol i cili vendosi dhe fatet e takimit.
Goli i shënuar nga ish-lojtari i Evertonit u verifikua për tri shkelje gjatë momentit të shqyrtimit nga trupa e VAR-it. Fillimisht, për daljen jashtë vijës fundore, më pas për faullin e shkaktuar nga Joelinton në momentin e pasimit me kokë dhe më pas për pozicionin jashtë loje të Gordon që e shtyu topin në rrjetë me portën e boshatisur. Pretendime që u rrëzuan të gjitha me monitorimin e VAR-it, që golin e konsideroi të rregullt dhe i dha sinjalit kryesorit Stuart Atëell për të vijuar lojën.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Gola kuqezi në Serie A, Çuni-Ibra rikthejnë Frosinonen te fitorja
- ANALIZË KUQEZI/ “Ndeshjen e fitova unë”, Ramadani zbulon bisedën me Mourinhon
- Durrësi me sytë nga boksi, të dielën zhvillohet edicioni i katërt i “Titans Fight”
- ANALIZË KUQEZI/ Ramadani: Ju tregoj më të fortët në Serie A, Berisha për 2-3 vjet në ekip të madh
Protestat e Arsenalit ishin të shumta, më të theksuara nga Mikel Arteta në përfundimin e ndeshjes, por përtej episodit të diskutueshëm, ish-lojtari i njohur i Liverpool, Jamie Carragher, tashmë analist i Sky Sports, Arsenal nuk po shfaq mjaftueshëm cilësi për të fituar titullin.
”Mendoj se afrimi i Declan Rice e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme Arsenalin. Sidoqoftë, vendimi i Artetës për të ulur në stol Ramsdale dhe për të aktivizuar si titullar David Rayan më duket i gabuar, për më tepër që spanjolli nuk po e ndihmon skuadrën.
Në krahasim me sezonin e shkuar, më duket sikur po shoh një skuadër tjetër. Ata janë më solidë në mbrojtje, por nuk kanë krijimtarinë e duhur në sulm. A ka në dispozicion Arsenali një sulmues dhe një portier të klasit botëror? Nuk mendoj kështu. Kur të plotësohen këto reparte, atëherë mund të rivalizojnë Cityn për titullin kampion,” përfundoi Jamie Carragher.
