Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Carvajal dhe Bale, Reali nuk gabon me Getafen, Andre Silva debutim ëndrrash te Sevilla

Reali i Madridit bëri detyrën në sfidën e shtëpisë me Getafen, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Në derbin e vogël madrilen, “Los Blancos” shënuan nga një gol në çdo pjesë, për të nisur me këmbën e mbarë La Ligan, pas atij zhgënjimi në Superkupën e Europës me Atleticon e Madridit.

Carvajal zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, pasi shfrytëzoi grushtimin e gabuar të portierit mik, ndërsa në pjesën e dytë skenën e rrëmbeu Gareth Bale me një goditje vrastare brenda zonës, pasi u shërbye nga Asensio, me këtë të fundit që i rrëmbeu topin mbrojtësit kundërshtar.

Një debutim për t’u mbajtur mend i Andre Silvas te Sevilla. Portugezi realizoi tre nga katër golat e andaluzëve në fitoren 1-4 në fushën e Rayo Vallecanos. Ish-sulmuesi i Milanit meritoi të merrte në shtëpi topin e ndeshjes, pas një paraqitjeje fantastike. Në takimin e parë të luajtur këtë të diel Eibari u befasua 1-2 në shtëpi nga Huesca.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...