La Liga

Carvajal, drejt shërimit nga problemet kardiake

Virusi që i shkaktori probleme me zemrën, mbrojtësit të Reali të Madridit, Dani Carvahal është zhdukur. 25-vjeçari iu nënshtrua disa trajtimeve të specializuara të cilat kanë dhënë efeket. Sidoqoftë trajtimi ende nuk mund të konsiderohet 100% i përfunduar pasi mjekët që po merren me Carvahal, kanë vendosur që lojtari të vazhdojë të jetë nën kujdesin e tyre deri sa gjëndja e tij të stabilizohet. Mbrojtësi prej 30 shtatorit ka braktisur cdo aktivitet fizik. Carvahal vuan nga një lloj virusi që  në rast mos trajtimi përbën rrezik të madh për lojtarin, çka do ti shkakonte atij aritmi si dhe pasoja akoma edhe më të rënda. Sidoqoftë stafi mjekësor duket optimist për gjëndjen shëndetësore të 25-vjeçarit dhe trajtimi po ecën me ritme të kënaqshme. Në fillim frika ishte e madhe, pasi mendohej që spanjollit do t’i duhej t’a braktiste përgjithmonë futbollin në një moshë fare të re. Sidoqoftë  situata tashmë duket drejt normalizimit dhe ndoshta Carvahal shumë shpejt do të ketë mundësi t’i bashkohet sërish pjesës tjetër të grupit.

To Top