Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Carvajal rinovon deri në 2025-ën: Dua ta mbyll karrierën te Reali!

Flitej prej ditësh por tashmë ka marrë formë zyrtare. Dani Carvajal ka rinovuar zyrtarisht kontratën që i skadonte në vitin 2022, deri më 30 qershor të vitit 2025 me Realin e Madridit. Mbrojtësi i djathtë është shfaqur shumë i lumtur pas rinovimit duke zbuluar se dëshiron ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

“Ishte momenti të hidhnim një hap para, për të qenë një shtyllë e rëndësishme e projektit të ri dhe për të fituar të tjerë trofe (16 ka fituar deri tani). Jeta ime do të jetë ‘e bardhë’ deri në fund, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua. Nuk e imagjinoj dot jetën time dhe të familjes time pa këtë fanellë, pa këtë ngjyrë. Dua të mbyll karrierën te Reali. I kam realizuar praktikisht të gjithë ëndrrat e mia, kjo është dëshira e fundit. Fanella e Realit transmeton ambicie, çdo vit fillohet nga zero me objektivin për të fituar gjithçka. Ky është sekreti i Real Madrid“, deklaron Carvajal, i cili e mbyll fjalën e tij me një koment për rikthimin e Carlo Ancelottit në pankinë.

“Trajner i madh dhe i shkëlqyer, nga të gjitha pikëpamjet. Debutova këtu me të, më bëri të ndihem një lojtar i rëndësishëm. Në fund e fitova postin e titullarit falë besimit që ai kishte ndaj meje“.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...