Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Casillas tërhiqet nga futbolli i luajtur, bëhet pjesë e stafit të Portos

Iker Casillas tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur, por jo nga ai i zyrave. Ish-portieri i Realit të Madridit dhe i Spanjës, aktualisht pjesë e Portos, do të jetë pjesë e stafit të klubit portugez, ose më saktë do të operojë si lidhje mes lojtarëve, trajnerit dhe bordit drejtues. Porto gjithashtu ia ka lënë të hapur mundësinë që në një të ardhme të afërt, pasi të kalojë me sukses të gjithë fazën e shërimit pas sulmit në zemër që pësoi në fillim të majit, të marrë detyra të tjera drejtuese.

Casillas, 38-vjeç, deri ka luajtur në 156 ndeshje me Porton, që kur u shkëput nga Reali i Madridit në vitin 2015. Në 74 ndeshje portieri spanjoll e ka mbajtur portën të paprekur. Ai dha ndihmesën e tij që Porto të fitonte kampionatin portugez në sezonin 2017-18 dhe Superkupën e Portugalisë në 2018-ën.

Sezoni i ri nis me shumë ndryshime në radhët e “dragonjve”. Janë larguar Militao, Felipe, Héctor Herrera, Maxi Pereira dhe Adrián, por kanë mbërritur Nakajima, Zé Luis, Luis Díaz, Sarabia, Loum dhe Marcano.

“Do të bëj diçka ndryshe nga ajo që kam bërë në fushë. Do të përpiqem të jem lidhja mes ekipit dhe klubit. Misteri më tha se dëshironte që të qëndroja me ekipin, pranë lojtarëve, pranë futbollistëve më të rinj, sepse do të ketë shumë ndryshime. Do të përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar shokët e mi,” – deklaroi Casillas.

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...