Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Cassano, qepe! Ishe me biberon kur ne fitonim titullin! Maradona s’i donte tipat si ti”

Antonio Cassano shkakton gjithmonë polemika me deklaratat e tij të drejtpërdrejta. Pasi i kërkoi publikisht Cristiano Ronaldos të tërhiqej nga futbolli dhe akuzoi Erling Haaland se nuk di të luajë futboll, ish-talenti i futbollit italian ka komentuar titullin e parë të fituar nga Napoli.

Klubi italian ka fituar dy herë Serie A (1987, 1990) nën udhëheqjen e Diego Maradonës. “Maradona fitoi i vetëm te Napoli, ai kishte shokë skuadre njerëz që ishin arratisur nga shtëpitë e tyre”, deklaroi Cassano, ndërkohë që nuk ka munguar reagimi nga ish-lojtarë të Napolit.

Ciro Ferrara ishte pjesë e ekipit që fitoi dy tituj kampionë. Ish-mbrojtësi i njohur ka reaguar ashpër ndaj Cassanos: “Përshëndetje Antonio! Ti flet për gjëra që padyshim nuk i njeh mirë, madje në një mënyrë që nuk di ta bësh si duhet. Më 10 maj 1987, ndërsa ne fitonim titullin e parë në historinë e Napolit, ti akoma nuk i kishte mbushur 5 vjeç dhe ishe ende me biberon në gojë.

Hesht, pasi është më mirë ta ‘qepësh gojën’. Diego nuk do të kishte dashur kurrë një ‘fenomen’ si ti në dhomat e zhveshjes. Firmosur nga një jo i arratisur nga shtëpia”, shkruan Ferrara në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...