Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Cavani i premton besnikëri PSG-së: Do respektoj kontratën

Zërat e merkatos e lidhin të ardhmen e sulmuesit uruguaian, Edison Cavani, me shumë skuadra të ndryshme, si Napoli, Manchester United, Chelsea, etj., por vetë futbollisti është i bindur për të kundërtën.

Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, Cavani theksoi se është i bindur të respektojë kontratën me PSG-në, e cila i lidh palët deri në vitin 2020, ndërsa u shpreh i gatshëm edhe për të qëndruar më gjatë në kryeqytetin francez.

“Unë do të mbetem pjesë e PSG-së deri në verën e vitit 2020, kur edhe më mbaron kontrata. Por nuk përjashtoj mundësinë e rinovimit, pasi unë jam i kënaqur me klubin dhe PSG-ja gjithashtu e kënaqur me performancat e mia, ndaj , por deri tani nuk kemi diskutuar, pasi kemi edhe 18 muaj ende në kontratën aktuale. Nuk do të luaj edhe për shumë vite, ndaj nuk është se më tërheq ideja për t’u larguar nga PSG-ja”, tha Cavani në intervistë.

Këto fjalë presin disi entuziazmin e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili e ka theksuar thuajse gjithmonë dëshirën për të rikthyer “El Matador” në “San Paolo”, aty ku edhe shkëlqyer para se të transferohej te PSG-ja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...