Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çavo: Luftëtari ka cilësi, ndërprerja nuk na penalizoi

Në prag të ndeshjes Luftëtari-Kukësi, Drejtori Teknik i skuadrës gjirokastrite ishte në një lidhje direkte, në emisionin ‘Gol pas Goli’. Vangjel Çavo foli për situatën te Luftëtari dhe shpjegoi arsyen pse gjirokastritët arrijnë të tregojnë një futboll mjaft të bukur në fushë.

Humbja me Partizanin duket se tronditi ambientin gjirokastrit. Pse ‘dogji’ kaq shumë kjo humbje?
Çavo: Pas 11 ndeshjesh pa humbje, na u duk se na kushtoi shumë kjo humbje me Partizanin. Gjithsesi, peshoi shumë rezultati dhe fakti që ishim të qartë se kishim bërë ndeshjen më të dobët të sezonit.

Luftëtari është evidentuar shpesh si një skuadër që luan futboll shumë të bukur. Çfarë e bën të veçantë këtë skuadër, trajneri, apo cilësia e lojtarëve?
Çavo: Mendoj se janë shumë faktorë që bëhen bashkë. Në ekip kemi djem të rinj, të mrekullueshëm. Kemi afruar shumë lojtarë cilësorë në janar. Disa prej lojtarëve luajnë prej 3 vitesh bashkë dhe janë shumë kompaktë në fushë.

Ndërprerja e kampionatit për një periudhë të gjatë në dimër, solli edhe një ngjeshje të kalendarit. A ka pasur ndikim negative kjo ndërprerje?
Çavo: Kam shumë eksperiencë nga Greqia dhe di që aty nuk ndërpritet fare kampionati. Gjithsesi pas janarit ne kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi marrë rezultate të mira, çka do të thotë se nuk na ka prishur punë ndërprerja. Luftëtari I merr ndeshjet me radhë dhe nuk ndikohemi nga kundërshtari që kemi përballë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...