Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“CDK si Ilicic”, Gasperini: Commisso i paedukatë, kështu sillet me të gjithë

Atalanta mposhti 2-0 Rakow, kampionët e Polonisë. Duke i nisur me fitore duelet e fazës së grupeve në Europa League. Charles De Ketelaere dhe Ederson realizuan golat e fitores për skuadrën zikaltër, ndërsa Berat Gjimshiti e luajti të plotë ndeshjen.

Gian Piero Gasperini vlerësoi belgun e ardhur nga Milani, i cili ka rilindur në Bergamo, ndërkohë që reagoi ashpër kundrejt Rocco Commissos, presidentit të Fiorentinës.

Lexo edhe:

Është e vërtetë që CDK ngjason me Ilicic. Është djalë i ri, 21-22 vjeç, mund të përmirësohet shumë më tepër. Jam shumë i kënaqur nga qëndrimi dhe karakteri i këti djaloshi.

Commmisso? Ai është i paedukatë, sa herë që hap gojën. Unë flas vetëm për të mbrojtur Atalantën. Dhe e bëj për gjëra të bujshme. As që kam ndërmend t’i përgjigjem, sepse ai kështu bën me të gjithë.

Gjithçka ka filluar me episodin e Federico Chiesas. Duhet riparë si rast dhe duhet publikuar. Që ta shohë edhe Commisso… ”.

https://twitter.com/i/status/1704951120756605224

Trajneri i Atalantës vendos kështu t’u japë fund polemikave pas fyerjeve që mori nga kreu i klubit nga Firence gjatë së dielës së kaluar.

Me dy klubet dhe tifozeritë që ndodhen në “luftë” mes tyre prej katër vitesh. Origjina e mosmarrëveshjeve ka lindur nga një penallti. Më pas shumë polemika, thumbime, tension dhe ofendime.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....