Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Cecchinato spektakolar, mposht në çerekfinale serbin Djokoviç

Tenisti italian Mario Cecchinato vijon të zhvillojë një super turne në “Roland Garros”, duke mposhtur në çerekfinale serbin Novak Djokoviç.

Në një sfidë spektakolare, që zgjati plot 3 orë e 30 minuta, i riu italian nuk i mbajti lotët në fund të sfidës, ndërsa mori edhe komplimentet e rivalit të tij.

Cecchinato që mban numrin 77 në renditjen botërore, fitoi dy setet e para me rezultatin 6-3 dhe 7-6, ndërsa Djokoviç rihapi sfidën duke marrë të tretin me rezultatin 1-6.

Seti i katërt ishte ai më spektakolari, që zgjati plot 1 orë e 18 minuta, dhe u fitua nga italiane me rezultatin 7-6. Tashmë Cecchinato vijon aventurën e tij në gjysmëfinale, ku do të përballet me austriakun Dominic Thiem.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...