Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Ceferin i gëzohet dështimit të projektit “Superliga”: Ishte arritja më e madhe në vitin 2021

Në muajin prill një lajm shumë i bujshëm për futbollin botëror ishte ai i krijimit të një kompeticioni të ri europian me emërtimin, Superliga. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus ishin iniciatorët e kësaj ideje, teksa më pas këtij formati iu bashkuan edhe top klubet angleze, e ato italiane.

Megjithatë, reagimi i UEFA-s, politikës dhe tifozëve të futbollit ishte i menjëhershëm duke u pozicionuar kundër kësaj ideje, e cila shihte vetëm skuadrat e mëdha duke u përplasur me njëra-tjetrën duke mënjanuar ekipet të ashtuquajtura të vogla.

Qëllimi i klubeve të sipërpërmendura ishte i qartë, të mblidheshin sa më shumë të ardhura teksa futbolli vinte nga një moment i vështirë pas COVID. Mirëpo, ideja nuk u konkretizua ndërsa së fundmi, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e konsideron këtë dështim të Superligës si arritjen më të madhe të vitit 2021.

“Tentativa e muajit prill për të krijuar një Superligë të mbyllur, kishte të bënte vetëm me pasurimin e disa klubeve dhe kërcënonte vlerat që janë në qendër të modelit sportiv europian dhe të UEFA-s. Fundi i saj, i dënuar nga politika, tifozët dhe i gjithë Kontinenti ka qenë fitorja jonë më domethënëse në vitin 2021. Dua të falenderoj të gjithë ata që mbështetën UEFA-n, në një moment të vështirë. Kjo mbështetje bën që të gjithë objektivat tonë në vazhdimësi të krijojnë një të ardhme të qëndrueshme për futbollin europian”, theksoi Ceferin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...