Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ceferin: Italia jashtë Botërorit tragjedi, më shqetëson situata e Milanit

Presidenti i UEFA-s, Alexsander Ceferin, në një intervistë të gjatë dhënë për italianen “Repubblica”, foli për mospjesëmarrjen e Italisë në Botërorin rus, duke e konsideruar një tragjedi për një popull që është kaq shumë i apasionuar pas futbollit.

“Mund të ndodhë që edhe një kombëtare e madhe të mos marrë pjesë në Botëror. Eliminimi i Italisë ishte tragjedi për një popull që ka kaq shumë pasion për këtë lojë. Holanda madje nuk ishte as në Europian. Është një mundësi për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë. Sot Italia nuk mund të organizojë evente kaq madhore për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme.

Për çështjen “Neymar”, për të cilin PSG shpenzoi shumën rekord 222 milionë euro, Ceferin tha se po vijojnë hetimet dhe se një vendim do të merret para se të nisë sezoni ei ardhshëm. Kjo do të thotë se në janar PSG mund të jetë aktiv në merkato. Në lidhje me çështjen e Milanit, që mund të penalizohet për shkak të mosrespektimit të rregullave të “Fair play-t Financiar”, pas kalimit të pronësisë te kinezët, Ceferin tha se është i shqetësuar. Ndër temat e shumta që preku numri 1 i qeverisë së futbollit europian ishte edhe përdorimi i mundshëm i “VAR”-it në Botëror. Sipas sllovenit, është ende herët për ta hedhur këtë hap, pasi më parë duhen edukuar arbitrat dhe publiku.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...