Ceferin: Shqipëria progres të jashtëzakonshëm, stadium madhështor!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili ka mbërritur në Tiranë për finalen e Conference League, ka vlerësuar Shqipërinë për organizimin perfekt të këtij eventi historik për vendin tonë. Qeveria e Futbollit Europian ka postuar një deklarat ëtë shkurtër të sllovenit, i cili fokusoet te progresi i Shqipërisë në futboll dhe te investimi fantastik i FSHF-së (ndihmuar nga UEFA) në bashkëpunim me qeverinë për ndërtimin e impiantit modern “Air Albania”.
Këto janë fjalët e Ceferin: “Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë nga i gjithë vendi mund të ëndërrojnë një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium madhështor”.
