Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ceferin: Superliga është shpikje italiane, e duan klube që fitojnë pak në Europë

Presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin ka dalë edhe njëherë kundër projektit për krijimin e Superligës Europiane, por këtë herë ka shkuar edhe më tej me deklaratën e tij, duke drejtuar gishtin nga ideatorët e këtij kompeticioni.

“Është një shpikje italiane dhe ne nuk e kemi mbështetur, pasi do të ishte një nga projektet më të mërzitshme në botë. Për këtë kompeticion flasin dy apo tre klube, që mendojnë se meritojnë të fitojnë më shumë se të tjerët, por në realitet fitojnë shumë pak. Nuk është një ide serioze, pasi do ta vriste futbollin, ndaj unë jam fuqimisht kundër”, u shpreh Cerefin.

E lehtë të kuptohet që “thumbimi” për kreun e UEFA-s ishte pikërisht ndaj presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili ka dalë hapur me propozimin e tij për krijimin e një Superlige Europiane, por ka hasur gjithmonë në kundërshtimin e qeverisë europiane të futbollit.

Më pas Ceferin komentoi edhe idenë e hedhur së fundi në Itali, për të aplikuar një Play Off për verdiktet e sezonit, duke e quajtur këtë formulë të papërshtatshme për kampionate kombëtare.

“Është e drejta e çdo lige që të vendosë vetë për formatin që dëshiron të aplikojë në kampionatin kombëtar, por mua nuk më duket i drejtë Play Off-i. Nuk më duket e drejtë që një skuadër e cila ka luftuar e fituar gjithë kampionatin, në fund të eliminohet në një ndeshje të vetme”, deklaroi kreu i UEFA-s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...