Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ceferin viziton sot Tiranën/ Takim me Dukën dhe Ramën, axhenda e plotë e kreut të UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të vizitojë këtë të enjte Tiranën. Gjatë kësaj vizite Ceferin do të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ardhja e tij në Shqipëri ndodh në prag të zgjedhjeve për President të FSHF-së, që do të zhvillohen më 2 mars, ndërsa situata nuk ka qenë aspak e qetë, me përfshirjen e politikës, por në të njëjtën kohë edhe para finales së Conference League, që është planifikuar të zhvillohet në muajin maj në “Air Albania”.

Supersport ka zbardhur axhendën e vizitës së kreut të UEFA-së në Shqipëri sot. Së pari Ceferin do të drekojë me Dukën dhe më pas do të takohet me Ramën.

Në fund një vizitë në zyrat e FSHF-së, teksa i gjithë qëndrimi i tij në kryeqytetin shqiptar do të zgjasë 5 orë e gjysmë.

Axhenda e Ceferin

12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nene Tereza”

13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka

15:00 – takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama

16:00 – vizitë në FSHF

18:00 – largimi nga Tirana
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...