Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çekiçi: Do vijë edhe momenti im në kombëtare, ëndërroj të luaj në Spanjë

Fantazisti pogradecar Endri Çekiçi ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” me gazetarin Glend Tafaj, ku foli për ecurinë e karrierës në klubin turk të Ankaragucusë, si dhe pritjen për një ftesë nga kombëtarja.

Si po ecën sezoni te Ankaragucu?
Momentalisht jam i angazhuar me ekipin e Ankaragucu. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe besoj se do qëndrojmë mes më të mirave, pasi ky është edhe objektivi i drejtuesve të klubit këtë sezon. Edhe në planin personal dua të bëj sa më mirë.

A patët sinjale nga Kombëtarja për grumbullimin e marsit?
Këtë herë jo, por nëse vazhdoj të luaj kështu besoj se do të vij dhe momenti im me Kombëtaren. U ndjeva keq këtë herë që nuk mora një ftesë, por besoj se shumë shpejt do të vij ai moment.

Cili është edhe objektivi apo ëndrra juaj në karrierë?
Shpresoj që një ditë të jem pjesë e kampionatit spanjoll. Çfarë do ftese të më vinte nga ai kampionat nuk do e refuzoja, pasi më pëlqen shumë futbolli që luhet atje.

Kush e fiton Kategorinë Superiore?
Kam luajtur në fillimet e mia për Teutën dhe presidenti Hasanbelliu më ka mbështetur shumë, ndaj shpresoj që ta fitojnë ata kampionat këtë sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...