Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Çekiçi: Grupi më i lehtë pa Rusinë, kjo kombëtare ka një pikë të fortë

Çekiçi prezantohet në skuadrën e re
Çekiçi prezantohet në skuadrën e re

Endri Çekiçi ka bërë shumë mirë në sezonin e parë me Konyaspor, ekip ku luajnë edhe Sokol Cikalleshi e Zymer Bytyqi. Mefushori ofensiv i kombëtares kuqezi doli përkrah Taulant Seferit në prononcimin për mediet përpara dueleve ndaj Islandës dhe Izraelit për Nations League (6 dhe 10 qershor), dhe miqësoren ndaj Estonisë (13 qershor), duke prekur disa tema të ndryshme gjatë fjalës së tij.

Ndihma e Sokolit dhe Zymerit ka qenë shumë e madhe që kur ika te Konyaspori. Po shpresonim për vendin e dytë, por edhe vendi i tretë e bën sezonin shumë të suksesshëm. Kam pak sa shumë të njëjtat statistika si tek Olimpija, por kampionati turk është më i fortë nga ana fizike dhe emrat e lojtarëve që luajnë aty. Jam përmirësuar shumë fizikisht në Turqi.

Kam qenë gjithmonë gati për kombëtaren, por vendos trajneri se kush do të luajë. Rëndësi ka të japim 100%, kushdo që luan të japë maksimumin. Fitoren me Islandën ta lëmë pas, kanë kaluar dy vite, të dy ekipet janë të reja dhe kanë ndryshuar.

Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë pak më të lehtë grupin. Duhet të futemi në fushë për vendin e parë, kemi shumë besim se do e arrijmë qëllimin. Nëse dalim të parët në grup do kemi shanse edhe për Europianin. Vendi i parë duhet të jetë qëllimi ynë kryesor. 

Presion? Jo, kemi lojtarë që luajnë në klube të mëdha, ata janë mësuar me presion, kështu që jo, nuk do kemi probleme presioni. Mungesat? Bare dhe Laçi janë lojtarë të rëndësishëm dhe me kualitet, por kemi edhe Gjasulën, Asllanin dhe Bajramin, jam edhe unë. Të japim maksimumin.

Pika më e fortë e kombëtares? Këto dy vitet e fundit ka qenë pak a shumë i njëjti grup. Harmonia në grup është pika më e fortë. I shoh çunat të kënaqur dhe të qetë, kjo është pika më e fortë.

Tifozët? Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithmonë fantastikë, na kanë mbështetur në çdo moment. Besoj se do e mbushin stadiumin me Izraelin, shpresojmë t’i bëjmë krenarë“, theksoi 25-vjeçari nga Pogradeci.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...