Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çela: Kastrioti më i uritur për pikë se Dinamo, faktori fushë nuk vlen fare

Kastrioti pret Dinamon në Kamzë në sfidën e javës së 19-të në Abissnet Superiore. Takimi do të zhvillohet nesër (e shtunë), duke nisur prej orës 13:45, teksa do të transmetohet në Supersport 3.

“Finale” kjo për ekipin krutan, por të gjithë ndeshjet të tilla janë. Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela u shfaq optimist në prononcimin për mediet, aty ku theksoi se ekipi i tij ndodhet në gjendje të mirë, mungesa nuk ka dhe nesër do të tentojë tre pikët, aq shumë të rëndësishme për objektivin mbijetesë.

FORMA – “Ka qenë një javë shumë e mirë, kemi punuar me intensitet. Kemi vërejtur disa gabime që shfaqëm javën e kaluar. Ekipi është mirë, dëmtime nuk kemi, jemi shumë mirë dhe në tonus për këtë ndeshje”.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk”]

KUNDËRSHTARI – “Ne kemi më shumë nevojë për pikë. Padiskutim që të gjithë ndeshjet në Superiore janë të vështira. Të gjithë ekipet janë profesioniste, kanë lojtarë të mirë, punojnë në mënyrë profesionale. Shpresoj dhe besoj që ta ekzekutojmë mirë këtë ndeshje, dhe të jemi në ekuilibër gjatë gjithë kohës. Besoj që me agresivitetin që na karakterizon në të dyja fazat e lojës do të dalim me rezultat pozitiv”.

PRODANI – “Patjetër që do të ndikojë largimi i tij. Prodani ishte lojtar i rëndësishëm i ekipit të Kastriotit, dhe i uroj suksese”.

KALENDARI – “Ndeshjet tona brenda quhen ndeshjet në fushën asnjanëse të Kamzës. Ne jemi Kastrioti, dhe brenda kemi qytetin e Krujës. Besoj se ky fakt nuk vlen fare, qoftë për ne dhe për çdo ekip të Superiores, ndeshjet brenda apo jashtë”.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...