Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çela: Kundërshtari u fik pas golit të barazimit, do të doja të kishim entuziazëm!

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela ka folur në emsionin Gol Pas Goli në Supersport në lidhje me humbjen 2-1 ndaj Egnatias. Tekniku i krutanëve thekson se nuk e shfrytëzuan momentin e mirë pas shënimit të golit të barazimit, ndërsa shton se ekipi i tij nuk ishte në ditë të mirë.

“Ishte një ndeshje e interpretuar gabim në pjesën e parë, lojtarët u sollën ndryshe. Duhej të bënim më shumë kur kishim topin, sidomos në mesfushë dhe duhej të ishim më agresivë dhe të gjitha ndikuan të lodhja e skuadrës dhe kundërshtari gjeti hapësira. Në pjesën e dytë ishim ndryshe. Kundërshtari u fik kur barazuam dhe duhej t’i kishim shfrytëzuar ato minuta, por nuk ishim në ditën më të mirë.

Nervat janë gjëra të cilat futbollistët duhet t’i menaxhojnë vetë. Si lojë pas golit të Egnatias vetëm atëherë reaguam, ndeshja me Tiranën nuk ka lidhje dhe nuk kishim eufori. Do të doja të kishim entuziazëm se ajo na mungoi. Nëse e vini re në pjesën e parë nuk patëm qarkullim, por nuk ishim dinamikë dhe jo agresivë. Penalltia ishte gabim individual, nuk kam çfarë t’i bëj mbrojtësit. Kam bërë analizë me mbrojtësit për penalltinë”, u shpreh Çela.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...