Abissnet Superiore

Çela: Lufta e mbijetesës është shumë stresuese, ndihemi sikur u shpallëm kampionë

Pas humbjes ndaj Teutës, trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se pavarësisht disfatës me durrsakët, për ekipin e tij ka festë pasi ishte diçka e madhe që tashmë kanë siguruar matematikisht mbijetesën në elitë edhe duke shmangur Play-Out.

“E kemi lënë pas ndeshjen e fundit, sot ekipi e interpretoi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen. Nuk e kuptoj pse arbitri e interpretoi ndeshjen në atë formë, por pavarësisht humbjes ne sot e kemi festë sepse jemi zyrtarisht të mbijetuar edhe nuk jemi në Play-Out. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme.

Ekipi ka reflektuar, edhe në ndeshjen e kaluar me Teutën kemi fituar ne me një gjuajtje në portë, sot ndodhi e kundërta. Në dy ndeshjet që na kanë mbetur do të aktivizojmë elementë të rinj sepse edhe ata kanë kontribuar me minutazhe të caktuara, por edhe në stërvitje”.

Nëse ju vjen një ofertë nga një klub me objektiv mbijetesën dhe një me objektiv Europën, kë do të zgjidhnit? “Lufta për mbijetesë është shumë stresuese, opinionin shqiptar i ndan se kush lufton për mbijetesë dhe Europë. Dhe ekipet që etikohen për mbijetesë edhe vetë ambienti, arbitrat bëjnë që ato të kenë një lloj inferioriteti. Kjo ishte puna ime më e madhe këtu, për të mposhtur atë mentalitet dhe për të arritur këtu ku jemi, është si të jemi shpallur kampionë”.

Premio? “Është edhe puna e drejtuesve pasi në të kundërt edhe ne do në fushë do të kishim probleme, kanë qenë korrekt me gjithçka. Nuk e mendoja mbijetesën e shihja shumë të vështirë dhe të shpëtosh pa Play-Out është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Çela.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency