Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çela: Objektivin thuajse e kemi arritur, ndikoi lodhja

Emiljano Çela, trajner i Kastriotit, u shfaq i pashqetësuar pas humbjes me Skënderbeun, që e argumentoi me lodhjen e skuadrës,

“Jemi më këmbë në tokë dhe nuk mendojmë për zonën europiane, janë mediet që e thonë ose ka qenë dëshirë e lojtarëve. Sot nuk ndikoi presioni, por lodhja. Ishte një ndeshje që Skënderbeu e interpretoi mirë, ishte më agresiv, më i përqendruar. Ata bënë punën e vet, është gjynah që të shohësh një ekip kaq cilësor që të bjerë nga kategoria.”

Objektivi, i arritur: “U kam thënë lojtarëve të luajnë pa presion, të argëtohen, të gjejnë ritmin, të luajnë dhe të bëjmë më të mirën, të tregojnë vlerat e tyre, jo se nuk i kanë treguar. Nuk mund të hedhim poshtë djersën që kanë derdhur. Objektivin tonë pothuajse e kemi arritur.

E ardhmja: “Nuk e di, do të flasim me presidencën në fund të kampionatit. E kam thënë edhe më parë që do të doja të fillonte puna që tani me rinovimin e kontratave të lojtarëve. I kam thënë edhe presidentit që dua të vazhdoj, por janë gjëra që nuk janë në dorën time.”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...