Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çela: Partizani agresiv, kaluam një provë të vështirë. Penalltia? S’kishte kontakt

Kastrioti fitoi tre pikë tepër të rëndësishme pas fitores 1-0 ndaj Partizanit. Ekipi krutan është ngjitur në kuotën e 28 pikëve. Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela analizoi suksesin e sotëm në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport.

Kishte merita edhe kundërshtari. Ishte ndeshje nervoze dhe e ekuilibruar, normale që do bëhej ndeshje taktike. Ishte ndeshje e fortë, kundërshtari luajti mirë, qarkulloi topin dhe ishte agresiv, na u përgjigj me armën tonë më të mirë.

Jam shumë i kënaqur me ekipin, pasi ishte një ndeshje sprove. Të gjitha ekipet do tregohen shumë cinike në këto momente të kampionatit, pasi rëndësi kanë pikët.

Penalltia? M’u duk faull shumë i lehtë për të dhënë penallti. Edhe arbitri e kishte të vështirë sot, por më bëri përshtypje që jepte faulle të lehtë për Partizanin. Nuk shoh kontakt te penalltia, por ç’rëndësi ka tani. Sulmuesi i Partizanit është më i interesuar të rrëzohet, nuk kërkon topin.

Hasani? Edoni ka qenë i dëmtuar, ka pasur probleme gjatë javës. kërkova unë që ta kisha në stol sot. Ishte një moment që menduam ta fusnim ekipin në ekuilibër, duke luajtur me dy lojtarë përpara mbrojtjes dhe e vendosëm Hasanin si numër 10-sh. Për fat të mirë na doli ndërrim i qëlluar”, deklaroi Çela.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...