Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çela shpjegon incidentin me Ramadanin: Ka folur keq për skuadrën time

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela i është kundërpërgjigjur kreut të stolit të Egnatias Zekirija Ramadanit për akuzat se tekniku i krutanëve e kishte ofenduar rëndë, duke i thënë se kreu i stolit të rrogozhinasve mashtron pasi ai nuk e kishte ofenduar.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, Çela theksoi se vetëm i është kundërpërgjigjur Ramadanit, i cili sipas trajnerit të Kastriotit kishte thënë në një studio televizive se krutanët luajnë me shkelm.

7 fitore radhazi, i kënaqur me ndeshjen sot?E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen na rezultoi ndryshe, në pjesën e parë patëm probleme, ndoshta ekipi tregoi dhe lodhje nuk dua të them eufori, pasi nuk kam parë shenja euforie. Mediet ndikuan pasi e cilësuan ndeshjen të fituar pa filluar, pjesën e dytë ishim më mirë, me më shumë dinamizëm.”

Akuzat e Ramadanit që e ke ofenduar:Jam shumë i zhgënjyer nga deklaratat që ka thënë kolegu im. Më ofendon trajneri i Egnatias që ka thënë këto fjalë, në momentin e golit të dytë i thash shiko se ku e ke shkelmin, pasi në këtë javë më ka ofenduar publikisht në një studio televizive duke thënë se Kastrioti luan me shkelm, dhe vetëm për këtë kam komunikuar me trajnerin e Egnatias. Nuk i kuptoj këto viktimizimet, pasi gjithmonë kam folur mirë për Egnatian, pasi janë ekip shumë i mirë dhe trajneri gjithashtu sepse më ka pëlqye puna e tij, nuk mund ti të ofendosh punën time dhe të çunave të mi, duke thënë se Kastrioti luan shkelm.”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...