Kategoria Superiore

Çelhaka: Ahmataj më ka dhënë besim, tifozët mungesë e madhe

Në krah të trajnerit Julian Ahmataj, më konferencën për shtyp të Tiranës u shfaq i riu Jurgen Çelhaka, të cilit stafi teknik po i jep më shumë hapësira në fushë.

“Vitin e kaluar nuk kam marrë shumë minuta. Ishte diçka e re ta nisja titullar me Teutën. Këtë vit jam ndier shumë mirë dhe besoj se kam bërë ndeshje të mira. Dua të vazhdoj kështu, e të marr sa më shumë minuta.”

Konkurrencë në mesfushë: Është e vërtetë që kam fituar konkurrencën, por edhe shokët më kanë ndihmuar shumë. Do t’ia lemë kohës, sepse më mbetet të punoj shumë. Nuk duhet të kënaqem me veten.

Menaxhimi i keq i rezultatit: Kemi pasur mundësi të mira për ta mbyllur ndeshjen, si me Durrësin, si me Vlorën. Ky është fakt, kemi pësuar në fund. Po të mbyllnim ndeshjet, edhe kundërshtarët do demoralizoheshin e ne do ta kishim anën psikologjike më të fortë.

Ahmataj: Më jep më shumë besim, dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Mungesa e tifozëve: Do ndikojë shumë. Tifozët e Tiranës janë të shumtë në numër, është një mungesë e madhe për një derbi të Shqipërisë si Tirana-Vllaznia.

Gjendja psikologjike: Nuk mendoj se kemi pasur një ngërç psikologjik. Edhe fati nuk ka qetë me ne. Shpresoj ta rregullojmë në ndeshjet në vazhdim.

Ftesa e munguar e Shpresave: Nuk më takon mua që të flas për këtë çështje. Më takon të stërvitem fort për çdo ndeshje.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency