Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cellino s’e kursen Lotiton: E do titullin? Merre, ky sezon u dogj

Presidenti i Brescias (një nga qytetet me të prekura nga Koronavirusi), Massimo Cellino, mendon që tani për sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, Cellino këmbëbgul se në këto momente duhet të mendosh vetëm për mbijetesën.

“Iku ky sezon, nuk duhet të mendojmë se kur do të rinisë, por nëse do të mbijetojmë. Duhet të jemi realistë, nëse flitet për futboll duhet të shtyjmë gjithçka për sezonin e ardhshëm. Nuk mund të luhet në këtë sezon, ndoshta dikush nuk e ka kuptuar ende se çfarë po ndodh.”

Numri 1 i skuadrës së Brescias nuk kursen një “shigjetë” për homologun e tij të Lazios, Claudio Lotito.

“Titulli? Lotito e do me ngulm, le ta marrë. Është i bindur se ka një skuadër të pamposhtur, le t’i qëndrojë kësaj ideje.  Sezoni iku, nëse dikush e do këtë titull të mallkuar, le ta marrë. Nuk flas sepse jemi të fundit në klasifikim, jemi të fundit sepse e meritojmë.”

E pashmangshme edhe një fjalë e tij për uljen e pagave të futbollistëve

“E thjeshtë fare: u doq një e treta e kampionatit, le të heqim një të tretën e pagave. Mënyra më e mirë për t’i çuar gjëra në vend. Futbolli ka shumë të punësuar, por është i aftë t’i kalojë krizat.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...