Serie A

Cellino: Kam oferta të shumta për Tonalin, por vetë ai preferon Interin ose Juven

Ylli i Brescias, Sandro Tonali është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, me gjigantët italianë Inter e Juventus në krye të listës, por edhe me klube të tjera si PSG e Barcelona, që janë gati të luajnë shanset e tyre.

Presidenti i “Dallëndysheve”, Massimo Cellino ka rrëfyer se ka marrë oferta të shumta për mesfushorin që krahasohet me Andrea Pirlon, por duket se vetë Tonali preferon qëndrimin në kampionatin italian.

“Presidenti i PSG-së më telefonoi edhe dje për të marrë Sandron në Paris, por ky i fundit nuk preferon transferimin në Francë. De Laurentiis më ka ofruar 40 milionë euro, ndërsa edhe Fiorentina është gati të provojë shanset e saj, megjithatë vetë Sandro preferon Interin ose Juven”, tha presidenti i Brescias.

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio pranoi interesimin e zikaltërve për mesfushorin, të cilin e përshkroi me mjaft superlativa, por duket se negociatat me Cellinon nuk do të jenë aspak të lehta.

“Në janar Barcelona më ofroi 65 milionë euro dhe dy të rinj interesantë, që vlerësoheshin 15 milionë euro. Tonali është me të tashme dhe të ardhme të ndritur, pasi ka sens pozicionimi, grintë dhe mbi të gjitha pasime të gjata shumë të sakta. Megjithatë për momentin mendojmë të mbyllim me sukses sezonin dhe më pas të shohim”, tha Cellino.

Mediat në Itali raportojnë se presidenti i Brescias ka kërkuar 50 milionë euro për kartonin e Tonalit, ndërsa te Interi janë gati të paguajnë 30 milionë euro kesh dhe pjesën tjetër ta kompensojnë me lojtarë të rinj.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency