Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Celta i jep “asist” Barçës, ndal Realin në Bernabeu

Celta Vigo ndal Realin e Madridit brenda në Santiago Bernabeu dhe i jep një asist Barcelonës në garën për titull. Përfundoi në barazim 2-2 dueli mes Los Blancos dhe skuadrës galiciane me Celtan që kaloi në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë me golin e rusit Smolov, por Reali reagoi në fraksionin e dytë duke përmbysur shifrat me finalizimet e Toni Kross dhe Sergio Ramos me penallti. Por Santi Mina, 5 minuta para fundit të kohës së rregullt shokoi Santiago Bernabeun duke realizuar golin e barazimit për Celta Vigon. Tashmë avantazhi i Realit ndaj Barçës në krye të klasifikimit të La Ligas është ngushtuar nga 3 në vetëm 1 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...