Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Celta Vigo-Barcelona dhe Sevilla-Levante, “ndezin” të enjten e La Ligas në SuperSport!

E enjtja është dita e Barcelonës dhe Sevillas në La Liga. Java e 4-t kulmon mbrëmjen e sotme me 3 takime ku në ekranin e SuperSport spikat padiskutim ai mes Celta Vigos dhe Barcelonës. Falë fitores 4-0 ndaj Villarealit të dielën te Barça është rikthyer qetësia e cila i ka munguar në 2 muajt e fundit për shkak të çështjeve jashtë fushe.

Ndaj Celtas gjithsesi Barça nuk do ta ketë të lehtë pasi skuadra nga Balaidos e ka nisur mirë këtë sezon teksa në 3 javët e para nuk njeh humbje dhe ka arritur të grumbullojë 5 pikë. Ter Stegen dhe Braithwaite janë mungesat e sigurta të Barçës edhe në këtë sfidë. Celta Vigo-Barcelona do të nisë në orën 21:30 dhe do të transmetohet në ekranin e SuperSport ashtu si edhe sfida e orës 19:00 mes Sevillas dhe Levantes. Triumfi në Europa League i ka rritur besimin skuadrës së Julen Lopeteguit që në këtë sezon do të synojë më tepër se vendi i 4-t.

Ekipi andaluzian ndaj Levantes së Enis Bardhit synon vetëm tre pikët ashtu siç bëri në sfidën e javës së 3-të kur debutoi në këtë kampionat ndaj Cadiz. Emocionet dhe spektakli në ekranin e SuperSport nuk mungojnë as në këtë të enjte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...