Cengiz Under rikthehet në shtëpi. 26-vjeçari turk është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Fenerbahces, që arriti akordin me francezët e Marseille për 15 mln euro.
Duke blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit të djathtë. I cili ka firmosur për 4 vite me klubin nga Stambolli.
Transferim nga i cili “buzëqesh” edhe Roma, që përfiton 3 mln euro. Pasi italianët zotëronin ende 20% të kartonit të futbollistit.
Under ka luajtur në Serie A (Roma), Premier League (Leicester City) dhe Ligue 1 (Marseille).
Lexo edhe:
- E konfirmojnë nga Arabia/ Mancini, trajneri i ri kombëtares saudite
- VIDEO/ Chelsea-Liverpool dhurojnë “show”, por nuk ka fitues në “Stamford Bridge”
- Ballkani bën detyrën ndaj Lirisë, Drita bind në javën e parë ndaj Llapit
- VIDEO/ Zyrtare, mesfushori i Manchester United transferohet te Fenerbahce
Fenerbahce do të jetë skuadra e tretë turke për të, pasi më parë ka veshur fanellat e Altinordu dhe Basaksehir.
26-vjeçari është një titullar edhe në kombëtaren e Turqisë (49 ndeshje dhe 16 gola). Fenerbahce synon rikthimin te titulli kampion, trofe që mungon prej vitit 2014.
Drejtuesit janë shfaqur aktivë dhe kanë investuar shumë gjatë kësaj merkatoje verore. Duke firmosur me emra si Edin Dzeko, Cengiz Under, Dusan Tadic, Fred, Alexander Djiku, Gustavo Henrique apo Rodrigo Becao.
Ailemize hoş geldin Cengiz Ünder! 💛💙 pic.twitter.com/UD4EQMxbih
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) August 13, 2023
