Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Cengiz Under, Roma reziston për “xhevahirin” turk

Arsenali i kishte ofruar Romës 39 milionë euro për të siguruar shërbimet e Cengiz Under, teksa në ndjekje të turkut ishin edhe Chelsea me Bayernin e Mynihut. Me sa duket, shuma që kanë ofruar “topçinjtë” e Londrës për lojtarin e Romës nuk është pranuar nga ana e drejtuesve të klubit verdhekuq, pasi kërkesa e tyre ka qenë për një shifër akoma më të lartë: 50 milionë euro.

Kjo kërkesë është cilësuar si e ekzagjeruar nga drejtuesit e Arsenalit dhe menjëherë pas këtij momenti kanë vendosur që të tërhiqen nga gara për të siguruar Cengiz Under.
Turku regjistron 55 ndeshje me Romën dhe ka arritur të shënojë 14 gola në harkun kohor të një viti e gjysmë.  Gjithsesi, pavarësisht se “topiçnjtë” janë tërhequr, interes për lojtarin vazhdojnë të shfaqin disa klube. Largimi i Under duket i vështirë, pasi drejtuesit e klubit kryeqytetas e vlerësojnë shumë lojtarin, edhe pse, në rast të një ofertë të majme, vendimi mund të ndryshojë.
Në verë pritet që në dyert e Romës lista e atyre që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e sulmuesit të krahut të shtohen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...