Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

CEO i metodologjisë së famshme të trajnimit: Ju tregoj sukseset dhe vizionin e së ardhmes

Coerver Coaching është një nga metodologjitë e trajnimit më të mëdha në botë. E shquar si metodologjia nr.1 në botë për lojtarët dhe trajnerët, Coerver Coaching operon në 50 vende të botës prej 40 vitesh. Kompania e famshme ofron programe dhe kurse trajnimi për lojtarë të të gjitha moshave dhe niveleve. Nga lojtarët e rinj deri tek profesionistët.

Tashmë që ka fituar njohje në mbarë botën dhe është miratuar nga shumë klube futbolli, Coerver Coaching shërben dhe si qasje standarde për stërvitjen e shumë klubeve dhe lojtarëve. CEO i metodologjisë së famshme, Rainel Woerdings, ka bërë një prononcim ekskluziv për Supersport. Ku ndër të tjerash ka rrëfyer vizionin e kompanisë dhe se çfarë synon të arrijë në të ardhmen.

Kam filluar punën në Holandë prej më shumë se 10 vitesh. Kur pata mundësinë të sillja metodologjinë e veçantë të Coerver Coaching këtu. Emri i saj është frymëzuar nga trajneri i famshëm holandez, Will Coerver. Dhe në përpiqemi të aplikojmë filozofinë e tij dhe sot e kësaj dite. Mënyrën e tij të mendimit rreth futbollit dhe sigurisht jemi përpjekur ta vazhdojmë këtë metodologji prej kaq shumë vitesh dhe ta përhapim në më shumë se 50 shtete të botës.”.

Më tej, Woerdings sqaron se Coerver Coaching nuk është një akademi futbolli, por një metodologji e veçantë që ka kurrikulën, filozofinë dhe strukturën e saj unike. Që i shërben të gjitha niveleve të futbollit.

Coerver Coaching nuk është një akademi futbolli, por ne jemi një metodologji futbolli. Diferenca jonë me të tjerët është që ne kemi kurrikulën tonë, filozofinë dhe strukturën tonë. Besoj se me këtë metodologji që ne implementojmë kemi ndryshim të madh me të tjerët. Nuk mund të them që Coerver Coaching është metodologjia e vetme, por ne prej 40 vitesh kemi evoluar vazhdimisht. Duke u përmirësuar gjithmonë dhe besoj se kjo do të thotë shumë për ne dhe për punën që kemi bërë gjatë gjithë kohës”.

Lexo edhe:

Nën drejtimin e Rainel Woerdings, Coerver Coaching ka arritur suksese të mëdha. Kompania ka përjetuar rritje vit pas viti dhe falë implementimit të një qasjeje sistematike të principeve të metodologjisë. Coerver ka prodhuar shumë histori suksesi, me lojtarë që kanë arritur deri në nivelin profesionist dhe kanë prekur dhe përfaqësueset kombëtare.

Që nga themelimi jonë kemi përjetuar shumë suksese. Një histori suksesi fillon që kur fëmijët fillojnë të luajnë futboll që në moshën 4-vjecare dhe brenda pak javësh me Coerver Coaching ata janë të aftë për të përparuar me përdorimin e topit. Dhe ky mund të quhet padyshim një sukses. Për momentin janë disa lojtarë në gjirin tonë që mund të bëjnë kapërcimin e madh.

Njëri prej tyre luan me ADO Den Haag, kemi një lojtar tjetër që aktivizohet me Utrechtin apo dhe të tjerë që luajnë me Volendamin. Por, suksesi ynë më i madh mund të konsiderohet kontributi ynë global. Aplikimi i metodave tona, mënyrës së veçantë të trajnimit. Kështu që çdo lojtar që është pjesë e metodologjisë tonë mund të zhvillohet sipas parametrave të duhur dhe standardit më të lartë”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...