Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Çerekfinalet e Europa League mbyllen me 3 barazime, Braga bën një hap para

Janë mbyllur edhe tre ndeshjet e mbetura të çerekfinaleve të para të Europa League dhe në këto takime janë realizuar gjithësej pesë gola.

Braga ka marrë fitoren minimale 1-0 ndaj Rangers, duke shkuar kështu disi më e qetë në ndeshjen e kthimit, nga e cila i duhet vetëm një barazim për të kaluar në gjysmëfinale. Vendasit dominuan takimin, ndërsa goditën portën e McGregor që në minutën e 26’ por goli u anulua, pasi Horta kishte shkaktuar faull. Ndërsa në minutën e 40’ Ruiz shënoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj përballjeje, duke u dhuruar fitoren portugezëve, të cilët do të udhëtojnë të qetë për në Skoci më 14 prill.

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj gjermanëve të Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e luajtur në “Deutsche Bank Park”. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, teksa zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 48’, kur Knauff u dhuroi avantazhin vendasve. Barça mundi të merrte barazimin në minutën e 66’ dhe kështu fitoi deri diku pak qetësi. Në minutën e 78’ Tuta mori karton të kuq dhe Eintrach Frankfurt mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës, por pavarësisht këtij fakti, katalanasit nuk mundën që ta shfrytëzonin superioritetin numerik dhe përballja e parë mes tyre u mbyll me barazim.

Me të njëjtin rezultat u mbyll dhe përballja mes West Ham dhe Lyon, sfidë kjo që u luajt në Londër. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, megjithatë në fundin e saj skuadra angleze mbeti me 10 lojtarë për shkak të daljes me të kuqe të Cresswell, i cili bëri një ndërhyrje mjaft të ashpër. Edhe pse në inferioritet numerik West Ham ia doli që të shënonte me fillimin e pjesës së dytë golin e avantazhit, me Boëen, i cili ndezi festën në London Stadium, megjithatë Ndombele barazoi rezultatin duke mbajtur çështjen e kualifikimit të hapur për në takimin e kthimit.

Ndërsa më herët RB Leipzig dhe Atalanta u ndanë po ashtu me barazimin 1-1, me golat që i realizuan për italianët Muriel, ndërsa gjermanët i ndihmoi autogoli i Zappacostës.

Ndeshjet e kthimit do luhen të gjitha në 14 prill dhe do të jenë pikërisht përballjet e asaj date që do të përcaktojnë tre prej gjysmëfinalistëve, pasi Braga tashmë mund të thuhet se e ka bërë një hap para.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...