Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Teuta bind ndaj Kukësit, Vllaznia “trondit” Partizanin

Këtë të mërkurë janë mbyllur edhe dy ndeshjet e mbetura të raundit të parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Teuta fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Kukësit në “Niko Dovana”, me dygolëshin që mban firmën e Sherif Kallakut.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me barazimin 0-0, ndërsa u desh minuta e 59’ që Kallaku të zhbllokonte sfidën.

Më pas në minutën e 72’ ishte po Kallaku ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke vulosur edhe rezultatin e kësaj përballje të parë mes këtyre dy skuadrave.

Lexo edhe: 

Ndërsa në “Loro Boriçi” ka nisur festa, me ndeshjen e parë çerekfinale të cilën Vllaznia e fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Partizanit.

Shkodranët zhbllokuan takimin në minutën e 11’ me Kaina, ndërsa në minutën e 33’ Çoba dyfishoi avantazhin e Vllaznisë.

Kryeqytetasit tentuan të reagonin dhe ngushtuan rezultatin në minutën e 44’ më Matondon, duke e mbyll pjesën e parë të takimit me rezultatin 2-1.

Megjithatë në minutën e 52’ Kaina u dhuroi siguri vendasve, pasi vulosi rezultatin e kësaj sfidë, duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Vllazninë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...