Abissnet Superiore

Ceremonia e ndarjes së stemave të FIFA-s për vitin 2022, përzgjidhen më të mirët

Pas përfundimit të seminareve teorike dhe fizike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Abissnet Superiore, këtë të premte në ambientet e Shtëpisë së Futbollit u organizua edhe ceremonia e shpërndarjes së stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj e femra për vitin 2022. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci si dhe specialisti i gjykimit, Bujar Pregja.

Sekreati i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në fjalën e tij përshëndetëse i uroi shumë suksese të gjithë arbitrave në këtë fazë të mbetur të kampionatit, teksa i këshilloi të jenë më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar në punën e tyre. Edhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati e shefi i Arbitrimit, Sokol Jareci përshëndetën të gjithë arbitrat, ndërsa i këshilluan të punojnë në mënyrë profesionale.

Për herë të parë në historinë e arbitrimit shqiptar, një gjyqtar si Enea Jorgji ka arritur të promovohet në kategorinë e parë të UEFA-s. Gjithashtu, një treshe tjetër e arbitreve femra si Mirela Cemeri (gjyqtare kryesore), Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu (si asistente) janë pajisur me stemën e FIFA-s. Ky është një lajm fantastik për futbollin shqiptar e sidomos për atë femëror që po rritet e po merr vëmendjen e duhur çdo ditë e më shumë.

Gjyqtarë kryesorë:
Enea Jorgji
Eldorian Hamiti
Juxhin Xhaja
Emanuela Rusta
Mirela Çemeri

Asistentët:
Denis Rexha
Ridigers Çokaj
Nertil Bregasi
Dojando Myftari
Ilir Tartaraj
Rejdi Avdo
Koleta Prenga
Erinda Kume
Mirjeta Salla
Edjena Kapxhiu

Gjyqtar i Futsallit
Arlind Subashi

Quiz/ Sa mirë e kujtoni vitin 2021 në futboll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency