Pavarësisht punës së mirë dhe arritjes së objektivit, qëndrimin në Serinë A, drejtuesit e Sassuolos mendojnë të bëjnë ndryshime përsa i takon drejtimit të skuadrës.
Sipas mediave italiane, Beppe Iachini do të largohet nga ekipi për t’ia lënë vendin pikërisht Cesare Prandellit, i cili ka mbyllur aventurën ne Dubai me skuadrën e Al Nasr.
60-vjeçari shikohet nga drejtuesit e klubit si një mundësi e mirë për t’i dhënë më shumë potencë e cilësi skuadrës, e cila vitin e ardhshëm do të synojë Kupat e Europës.