Futboll

Cesare Prandelli, pranë stolit të Skocisë

Cesare Prandelli mund të nisë një aventurë të re në krye të një kombëteje. Ish-trajneri i Italisë, aktualisht pjesë e Al Ansr në kampionatin e Katarit, është favorit për të zëvendësuar Gordon Strachan, që dha dorëhqejen nga drejtimi i Skocisë, pasi dështoi ta kualifikonte në “Rusi 2018”. Kontaktet tashmë kanë nisur, por ende nuk dihet nëse italiani do të japë dorëheqjen nga skuadra që drejton, apo do të kryejë njëkohësisht të dyja detyrat.

Nëse do të ulet në stolin e Skocisë, për Prandellin do të jetë eksperienca e dytë në rang kombëtaresh, pasi në të kaluarën ka drejtuar Italinë për katër vite (2010 – 2014), madje duke e udhëhequr deri në finalen e “Euro 2012”, ndërsa në Botërorin e 2014-ës Italia u eliminua që në fazën e grupeve.

To Top