Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çështja Benzema, Macron: Vendos Deschamps

Edhe pse ka fituar tre herë radhazi titullin e Champions Leagues me klubin Mbretëror të Real Madridit, Karim Benzema është në listën e të përjashtuarve për Botërorin e Rusisë, pasi tekniku Didier Deschamps ka zgjedhur ta lërë jashtë listës prej 23 lojtarësh që do të përfaqësojnë Francën në këtë event.

Mbi çështjen kontroverse të Benzema është prononcuar edhe vetë Presidenti francez Emmanuel Macron, që tha se pavarësisht gjithçkaje, përgjegjës për listën e Përfaqësueses mbetet Didier Deschamps.

“Në fakt unë jam Presidenti i Francës dhe jo trajneri i Kombëtares franceze gjithsesi, mund të them se e dashuroj futbollin dhe në këtë kontekst edhe mund të jap opinionin tim, por në fund të ditës njeriu përgjegjës për përfaqësuesen tonë nuk është asnjë tjetër veç Didier Deschamps dhe unë i besoj gjykimit të tij. Situata për të cilën flasim nuk është se ndryshon kualitetin e Benzema tek Reali i Madridit, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se prej vitesh shkëlqen në Spanjë dhe ka bërë performanca me nivel në Champions. Sidoqoftë një ekip Kombëtar ka rregulla dhe trajneri e di se edhe një lojtar shumë i talentuar, nëse nuk bëhet pjesë e grupit mund ta shpërbëjë atë”, deklaroi Macron.

Franca e nis Botërorin e Rusisë me sfidën ndaj Australisë ditën e shtunë, ndërsa edhe këtë herë është listuar mes pretendentëve për të ngritur lart këtë trofe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...