Serie A

Çështja “Dzeko” Roma, nëse qëndron, boshnjaku dorëzon shiritin e kapitenit

Tek Roma ka një çështje “Edin Dzeko”, që duhet zgjidhur. Klubi verdheq është në dilemë: ta shesë apo ta riintegrojë me grupin, sigurisht në një hierarki të re (boshnjakut do t’i hiqej shiriti i kapitenit, të cilin do ta merrte Pellegrini). Një qëndrim ky që duket se ka kontradiktë brenda, por këtë e dikton situata e vështirë financiare për shkak të pandemisë së Koronavrusit. Në një kohë tjetër, nuk do të ishte e vështirë të fitoje para apo ta huazojë një lojtar të nivelit të Dzekos. Sot, edhe pse pëlqehet nga shumë skuadra, është e vështirë t’i gjesh një destinacion të ri sulmuesin veteran.

Kjo është arsyeja pse drejtori i ri sportiv i verdhekuqve, Tiago Pinto, ka në plan të zbatojë planin B: Dzeko qëndron në Trigoria dhe duhet të bindë Fonsecan, i cili e la jashtë skuadrës në fitoren e fundit ndaj Spezias, pas ngjarjeve të fundit, aspak të pëlqyeshme, në dhomat e zhveshjes (trajneri është përplasur ashpër me sulmuesin).

Problemi duhet zgjidhur me qetësi, sepse Dzeko është një futbollist që fiton 7.5 milionë euro në sezon dhe Borja Mayoral, i cili ka një mesatare 1 gol për çdo 80 minuta të luajtura në Serinë A, duhet të rritet më shumë për të marrë përsipër sulmin e verdhekuqve.

Sigurisht që ekziston hipoteza e lamtumirës një javë para mbylljes së merkatos së janarit. Dzeko do të largohej nga Trigoria për një klub të elitës, siç është Real Madridit. Ekziston ideja e shkëmbimit me Mariano Diaz, i kërkuar edhe më parë nga Roma. Për boshnjakun ka patur interes edhe nga Barcelona, por “blaugranat” nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje para zgjedhjeve presidenciale. Në lojë mbetet edhe Juventusi, që në sulm është i kompletuar dhe mund të propozojë shkëmbimin me Bernardeschin ose Khediran, emra që nuk i interesojnë Romës.

Po Interi (ka lindur ideja e shkëmbimit me Eriksen)? Kontaktet vazhdojmë, gjithçka mund të ndodhë. “Divorci”, edhe pse duket i vështirë, mund t’u leverdisë palëve. Ndaj duhet pritur deri në orën e fundit të merkatos.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency