Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çështja e arbitrave/ Laporta, për Tebas: Gjithmonë e ka urryer Barçën

Duel në distancë mes Presidentit të Barcelonës Joan Laporta, dhe atij të La Ligas, Javier Tebas në lidhje me çështjen e arbitrave ku është përfshirë klubi blaugrana, që i ka paguar miliona euro nga 2001 deri në 2008 kompanisë së Jose Maria Enriquez Negriera, ish arbitër dhe ish zv/President i Komitetit të Arbitrave në Spanjë. Presidenti i La Ligas deklaroi se nëse Presidenti i Barcelonës nuk mund të sqaronte çështjen duhej të dorëhiqej, me Laportën që nuk ka vonuar të përgjigjet.

“Kujtoj se bëhet fjalë për një person që në karrierën e tij ka treguar tanimë mërinë e tij ndaj Barcelonës. Që në 2005 nuk donte që Messi të luante për Barcelonën, dhe nuk na e ka falur faktin që ju bashkuam projektit të Superligës. Nuk do të dorëhiqem për t’i bërë qejfin atij, kjo është një çështje që i përket ortakëve të klubit. Kushdo që do të kërkojë të njollosë historinë e Barcelonës do të marrë një përgjigje të fortë. Si President nuk do ta lejoj këtë“-deklaroi ai.

Lexo edhe:

Në Spanjë Barcelona nuk rrezikon asgjë në aspektin disiplinor duke qenë se vepra për të cilën akuzohet është parashkruar, pra kanë kaluar afatet për të hapur një proces hetimi. Sipas ligjeve aktuale vepra të këtij lloji parashkruohen pas tre vjetësh dhe duke qenë se pagesat e fundit datojnë në 2018 Barcelona nuk mund të procedohet. Gjithsesi Presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit, Tebas nuk e përjashtoi mundësinë që ti drejtohet Fifa-s dhe Uefa-s, si organe që kanë mundësinë për të ndjekur në aspektin disiplinor Barcën. Ndërkohë çështja Negriera ka sjellë edhe protestat e klubeve të tjera të kampionatit. Sevilla kërkoi që çështja të sqarohet duke u shfaqur e indinjuar dhe e shqetësuar për të dhënat që po zbulojnë mediat. Laporta ndërkohë në konferencën për shtyp bëri të ditur se ja ka besuar hetimin një agjensie të jashtme, të pavarur nga klubi.

” Kemi vendosur që hetimi të bëhet nga një shoqëri e jashtme, një agjensi e jashtme po zhvillon një analizë të pavarur në lidhje me atë që ka ndodhur. Kjo është ajo që meriton klubi, ortakët dhe tifozët. Duhet të analizojmë thellësisht dhe rrjedhjen e të dhënave dhe dokumenteve në një rast që është objekt hetimi nga prokuroria. As prokuroria dhe as Policia nuk na kanë komunikuar si klub se jemi nën hetim”-tha ai.

 

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...