Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Çështja Gavi, Barcelona rrezikon ta humbasë me parametra zero

Barcelona përballet me rrezikun real që ta humbasë Gavin falas verën e ardhshme. Statusi i talentit të skuadrës katalanase është vënë në dyshim, pasi kontrata e 18 vjeçarit rrezikon të shpallet e pavlefshme. Nëse kjo do të ndodhte do të thotë se një klauzolë që i lejon lojtarit të largohet falas në verë do të hynte në fuqi.

Kur Gavi nënshkroi një zgjatje të kontratës shtatorin e kaluar deri në vitin 2026 ai ishte ende i regjistruar si një lojtar i akademisë. Marrëveshja e re përfshinte edhe një klauzolë. Aty saktësohej se futbollisti do të ishte i lirë të largohej me parametra zero nëse nuk do të regjistrohej si lojtar i skuadrës së parë deri në 30 qershor 2023.

LEXO EDHE:

Katalanasit mund ta ndryshojnë statusin e tij në atë të një lojtari të skuadrës së parë vetëm gjatë një sesioni të hapur të merkatos. Në fund të janarit klubi blaugrana nuk ia doli ta bënte diçka të tillë. La Liga saktësoi se kjo nuk mund të bëhej, pasi Barcelona ishte në shkelje të rregullave të limitit të lejuar për zërin e pagave.

Pak para se të mbaronte sesioni i merkatos së janarit, Barcelona kërkoi një shteg gjyqësor. Drejtuesit e klubit vepruan pa dijeninë e La Liga-s. Ata u përpoqën të detyrojnë organizmin rregullues të kompeticionit që ta regjistronte Gavin si një lojtar të skuadrës së parë.

Në fillim të kësaj jave, gjykata i është drejtuar me një dokument të dyja palëve, si Barcelonës dhe La Ligës. Aty theksohet se Barcelona ka përpiluar dokumentin për regjistrimin e Gavit pas skadimit të afateve të lejuara.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...