Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çështja në KAS, si “Shpata e Demokleut” në “kokën” e Skënderbeut

Një çështje në pritje që duhet të marrë zgjidhje në muajin prill për Skënderbeun. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, përditësoi këtë të martë listën me seancat në gjykim në shkallën më të lartë të drejtësisë sportive deri në datën 9 prill, ku nuk figuron ende çështja mes Skënderbeut dhe UEFA-s që përjashtoi për 10 sezone klubin korçar nga pjesëmarrja nga kompeticionet europiane.

Te Skënderbeu prisnin që në listën e fundit të ishte dhe emri i tyre, por diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe besohet se çështja e klubit korçar do të jetë në axhendën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në listën e radhës, pikërisht nga mesi ose fundi i muajit prill 2019. Vendimi i KAS-it është i destinuar të qëndrojë si “Shpata e Demokleut” mbi klubin korçar deri në këtë periudhë, kur kampionati do të ketë hyrë në fazën e tij të katërt dhe finale.

Pavarësisht se drejtuesit e klubit janë përpjekur që ta mbajnë këtë çështje jashtë aspektit sportiv, qartazi vendimi i KAS-it ka patur një ndikim edhe në ecurinë e skuadrës në edicionin aktual, me Skënderbeun që në verën e kaluar pësoi një riformatim të skuadrës me largimin e shumë titullarëve dhe një menaxhim më të kujdesshëm sa u përket shpenzimeve. Pasojat e eksodit Skënderbeu është duke i vuajtur edhe në planin sportiv.

Deri më tani te Skënderbeu drejtuesit janë shprehur optimistë për një fitore në Arbitrazh, nisur dhe nga fakti se klubi korçar u bë një precedent në drejtësinë sportive, duke u dënuar nga UEFA për herë të parë pa fakte apo prova konkrete, por mbi bazën e fluksit të parave apo kuotave në bastet sportive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...