Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Çështja “Negreira”, reagon Reali, Bordi i Drejtorëve do të vendosë për hapat e mëtejshëm

Reali i Madridit ka dalë me një deklaratë mëngjesin e kësaj të shtune në lidhje me rastin “Negreira”, ku është përfshirë Barcelona. Klubi “merengues” kishte zgjedhur të heshtte për këtë çështje, por reagoi pasi Prokuroria ka denoncuar Barçën për korrupsion.

Deklarata e Realit

“Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave të bëra nga Prokuroria e Barcelonës kundër FC Barcelonës dhe dy prej presidentëve të saj për dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me nënkryetarin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira, presidenti ka vendosur të mbledhë urgjentisht Bordin e Drejtorëve (e diel, 12 mars 2023, në orën 12:00), për të vendosur për veprimet që Reali i Madridit i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje.”

Lexo edhe:

Kujtojmë se Gjykata e Barcelonës ka pranuar padinë e Prokurorisë së Barcelonës për pagesat ndaj ish-arbitrit José María Enríquez.

Padia në fjalë tregon se klubi është përgjegjës për një krim të vazhdueshëm korrupsioni për shkak të mashtrimit sportive dhe administrimit të padrejtë dhe falsifikimit në dokumentin tregtar.

Gjithashtu akuzohen ish-presidentët e Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, ish-drejtori i përgjithshëm, Òscar Grau, dhe ish-drejtori i sporteve profesionale, Albert Soler.

Prokuroria ka konfirmuar se FC Barcelona i ka paguar Enríquez Negreiras, ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, 7.3 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018, kur u ndërpre marrëdhënia mes tyre.

Prokurori detajon të gjitha pagesat e bëra nga klubi i Barçës për kompanitë e Negreira.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....