Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Çështja “Negreira”, Sevilla del me qëndrim zyrtar

Sevilla është klubi i parë i La Ligas që del me një qëndrim zyrtar për çështjen “Negreira”. Prokuroria po heton kompaninë DASNIL 95 SL, në pronësi të José María Enríquez Negreira, nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve nga viti 1994 deri në 2018. Te kjo kompani janë kryer pagesa  të ndryshme nga Barcelona midis 2016 dhe 2018.

Lexo edhe:

Teksti i deklaratës:

“Pak ditë pasi dolën në opinion informacionet për të ashtuquajturën çështja “Negreira”, Sevilla FC dëshiron të shfaqë shqetësimin dhe indinjatën e saj për të dhënat që dita-ditës bëhen publike përmes medieve.

Sigurisht, është absolutisht e nevojshme t’i shkojmë deri në fund çështjes për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe, aty ku është e përshtatshme, të nxirren përgjegjësitë e duhura.

Serioziteti i fakteve të njohura deri më sot, duke vënë në pikëpyetje ose duke ngritur dyshime në lidhje me integritetin e garave të futbollit spanjoll.

Gjithashtu e shtyn Sevillan FC t’u kërkojë publikisht Ligës dhe RFEF-së, të kryejë të gjitha veprimet nevojshme me përfundimin e hetimeve.

Së fundi, Sevilla FC të deklaron se, përtej klubeve dhe institucioneve të tyre, tifozët e të gjitha skuadrave meritojnë respekt dhe është përgjegjësi e drejtuesve që gara të jetë e ndershme dhe që integriteti i saj të mos vihet në pikëpyetje.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...