Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Çështja Pogba, i vëllai: Rrethohet nga kriminelë, familja është në rrezik!

Paul Pogba dhe i vëllai i tij Mathias kanë nisur prej disa kohësh një luftë mes tyre e cila është kthyer tashmë në një çështje të njohur publike. Mesfushori i Juventusit, akuzoi të vëllanë se ishte pjesë e një strukture mafioze e cila kishte për qëllim të zhvaste paratë e tij. Për një kohë të gjatë, akuzat dhe kundër akuzat vazhdojnë, ndërsa së fundmi, Mathias ngre shqetësimin se familja e tij është në rrezik pasi Pogba shoqërohet me kriminelë.

“Shumë njerëz do të shokohen dhe do të habitem nga ajo që po flas, por e vërteta është se Pogba është shoqëruar gjithnjë me kriminelë. Për këtë arsye familja ime dhe të dashurit e mi janë në rrezik. Këta njerëz Pogba i ka përdorur për të qenë i mbrojtur në rrugë, por edhe për punë të pista. Tashmë, ka nisur një konflikt edhe me ta, i ka tradhtuar dhe ka lënë familjen në shënjestrën e tyre.

Disa nga të afërmit tanë janë kërcënuar apo janë qëlluar për shkak të situatës që ka krijuar Pogba, kemi frikë t’i drejtohemi autoriteteve. Pogba duhej të mbante jashtë rrezikut mamanë tonë, por ai vetë ndjehet i sigurt pasi rrethohet me roje”, shprehet Mathias që thellon edhe më shumë plagët në familjen Pogba.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...