Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Çfarë blofi në Holandë, barazojnë Ajaxi dhe PSV-ja

Festival golash në takimin Ajax-Heerenven, por në fund asnjë fitues, pasi gjithçka përfundoi 4-4. “Harkëtarët” nuk arritën dot të përfitonin nga ndalesa e Psv-së, duke humbur një mundësi të artë për t’u ngjitur në krye.
Tadic zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, por pas vetëm 60 sekondave Lammers uli entuziazmin e vendasve. Ishte sërish sulmuesi serb që u kujdes për t’i dhënë sërish avantazhin Ajaxit, ndërsa autgoli i van Amersfort i çoi shifrat në 3-1. Ajaxi mund të kishte shënuar edhe golin e 4-t, por Tadic nuk mundi dot të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë Heerenveni nuk u dorëzua për asnjë çast, edhe pse në disavantazhin e dy golave.
Lammers dhe Van Bergen brenda 5 minutave rihapën takimin, por Ajaxi u hodh i gjithë në sulm dhe u shpërblye me golin e Huntelaar. Nuk mbaroi me kaq. Në frymën e fundit Heerenveni tronditi “harkëtarët”, duke barazuar me anë të Pierie në shtesë.

Emmen arriti të merrte një barazim në shifrat 2-2 përballë kryesuesve të kampionatit holandez, PSV Eindhoven. Një pikë e fituar në fundin e sfidës, falë danezit Pedersen, që realizoi dygolësh.
Pas vetëm 15 minutave lojë kapiteni Luk De Jong i dha epërsinë PSV-së. Edhe pse goli erdhi shpejt, në minutat e mbetura Emmen u mundua të kujdesej në aspektin mbrojtës, teksa ekipi i Van Bomelit për qarkullimin e topit.
Në pjesën e dytë kampionët në fuqi shënoi të dytin, por Pedersen shënoi dy herë në minutat 80’ dhe 90+1’. Për PSV-në ky ishte barazimi i dytë pas 18 javësh kampionat.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...